Thashethemet thonë se modelet e reja të iPhone 15 Pro nuk do të kenë butonin Mute Switch.
Në vend të kësaj, ata thuhet se do të shfaqin një buton të ri “Action Button”, i cili do të jetë i programueshëm, duke ju lejuar të zgjidhni funksionin e tij, ashtu si “Butoni i Veprimit” në Apple Watch Ultra.
Nëse thashethemet bëhen të vërteta, ky do të jetë një përmirësim jashtëzakonisht i dobishëm.
Kjo pasi që ndërprerësi i heshtjes, megjithëse ikonik, mund të aktivizojë dhe çaktivizojë vetëm modalitetin e heshtjes dhe nuk mund ta riprogramoni atë për të bërë asgjë përveç kësaj.
Gjithashtu, Butoni i ri i Veprimit mund të ketë funksione specifike në varësi të aplikacionit që po përdorni.
Për shembull, ai mund të shërbejë si një buton diafragmë kur keni hapur aplikacionin e kamerës. /Telegrafi/