Site icon Telegrafi

Ndërprehet qarkullimi i autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë deri të hënën

Foto: Ridvan Slivova

Kompania publike e Trafikut Urban ka njoftuar se nga sot deri të hënën autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të largohen nga qarkullimi.

“Në bazë të vendimit të Qeverisë në të cilin përfshihet edhe pezullimi i transportit publik, autobusët e Trafikut urban, sot (e premte 06.11.2020) në ora 19:30 largohen nga qarkullimi”.

Autobusët e kësaj kompanie publike do të rikthehen në qarkullim nga ditë e hënë.

“Autobusët do të rifillojnë punën, ditën e hënë (dt. 09.11.2020) me orar të rregullt duke filluar nga ora 06:00”.

Lexo po ashtu Mbyllja e vendit deri të hënën, Prishtina dhe gjashtë komuna tjera hyjnë në karantinë

Për më tepër mund të informoheni përmes telefonave kujdestar të Trafikut Urban: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28.

Exit mobile version