Kongresi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë është dërprerë për shkak të tensioneve të krijuara në mes anëtarëve të kësaj sindikate.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë (FSSHK) në kongresin e sotëm është dashur zgjedhin kryetarin e ri, dy nënkryetarë dhe kryetarin e Bordit Drejtues.
Gazeta Shneta ka siguruar disa pamje brenda kongresit në momentin, kur është krijuar tollovia ku dëgjohen sharje, fyerje, e akuza për keqpërdorim të milionave në FSSHK.
Kandidate për kryetare e dal nga procesi zgjedhor i kandidaturave në FSSHK ishte Tevide Imeri, e cila kishte marr nënshkrimet e nevojshme sipas statutit nga regjionet e sindikatës.
Ndërkaq Blerim Syla nuk kishte arritur të merrte nënshkrimet e nevojshme.
Ai e ka quajtur proces të parregullt dhe me shkelje ligjore, duke thënë se do të shpallte kandidaturën e tij në kongres.
Kongresi u ndërpre për shkak të tensioneve.
Kandidatja Imeri ka deklaruar se ka marr kërcënime nga Blerim Syla.
Ndërkaq ky i fundit ka mohuar se ka kërcënuar, teksa ka thënë se procesi është udhëhequr jashtëligjshmë nga një person i cili tanimë ka dal në pension.