Kamionin që peshon 40 tonelata, e tërhoqi me Jeep për t’i lëshuar rrugë autoambulancës
Mark Blessed nga Cornwall i Anglisë, është nderuar nga një radio lokale dhe pika e Jeep në atë zonë, shkaku i veprës heroike që e kreu, transmeton Telegrafi.
“Ishte diçka që do bënte secili njeri, që ndodhet në atë moment, me një Jeep të fuqishëm. Nuk ishte aq i vështirë” është shprehur modest shoferi Blessed.
Raportohet se kamioni që kishte ngecur në rrugën me borë, ia kishte bllokuar lëvizjen një autoambulance që ishte duke e transportuar një pacient. Doke besuar se Jeep Wrengler i ka kapacitetet e duhura, ai e lidhur për kamionin, që bashkë me rimorkio, peshonte rreth 40 tonelata.
Shoferi është nderuar me një dekoratë nga Pirate FM, ndërsa shumë njerëz e duatrokisnin në aktivitetin e organizuar, ndërsa i dhuruan edhe disa aksesorë për Jeep Wrengler të tij. /Telegrafi/