Site icon Telegrafi

Nderohen me një minutë heshtje viktimat e 11 shtatorit

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës filloi sot me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se Kosova e di më së miri se ShBA na u gjend në mbrojtje.

“ShBA i kanë pri botës me shpëtimin e jetërave tona të kohërave të vështira të luftës së Kosovës dhe i ka mbrojtur popujt e botës andaj është e kuptueshme ndjenja e përkrahjes për familjeve të viktimave por edhe përkrahja e popullit të Kosovës për luftën kundër terrorizmit”, tha ai.

Qeveria unanimisht ka miratuar Propozim-vendimin për vendosjen e Memorialit të përhershëm në oborrin e Qeverisë në shenjë nderimi për jetët e humbura të tragjedisë së 11 shtatorit 2001 në SHBA, memorial i cili sipas kryeministrit Ramush Haradinaj është dëshmi e luftës kundër terrorizmit. /KP/

Exit mobile version