Sot në Hanin e Elezit shënohet Dita e Dëshmorëve të kësaj komune.
Gjatë kësaj dite kujtohen trembëdhjetë dëshmorë të rënë në luftën e fundit çlirimtare.
Kjo trevë veçohet për kontribut në logjistikën e UÇK-së, si dhe për disa beteja me ushtrinë, policinë dhe paramilitarët serbë.
Sot do të bëhet shpalosja e pllakës përkujtimorë për të gjithë dëshmorët dhe viktimat e luftës.
Po ashtu, në këtë manifestim do të bëhet ndarja e dekoratave “Hero i Kosovës” nga presidenti Hashim Thaçi për tetë dëshmorët e UÇK-së nga Hani i Elezit.
Përpos këtyre, kjo ditë do të shënohet me aktivitete të shumta, kurse tubimi qendror do të mbahet në oborrin e Komunës së Hanit të Elezit në ora 18:00./kp/