Organizata e familjeve të Dëshmorëve të Atdheut-dega Elbasan, me Shoqatën “Familjet e Dëshmorëve”, me Shoqatën e të burgosurve politikë, dhe me Shoqërinë “Lëvizja”, kanë bërë homazhe pranë memorialit ku 75 vite më parë u pushkatuan 104 liridashës dhe atdhetarë shqiptarë antifashistë.
Nga ky memorial kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve, Gani Krasniqi, bëri thirrje që të respektohen vlerat të cilat janë pjesë jo vetëm e kombit dhe historisë shqiptare por edhe të lirisë sonë.
“Natyrisht me lutjen, uratën, mbi të gjitha urimin për të thënë t’i respektojmë këto shenja, këto vlera të cilat nuk janë thjeshtë pjesë e historisë sonë por janë pjesë edhe e lirisë tonë, këtyre 104 dëshmorëve të kombit i lehtë përjetë dheu, do jetoj lavdia për ta”, u shpreh Krasniqi.
Ai kërkoi që të vazhdohet rrugën dhe përpjekjet drejt projekteve të mëdha, sikurse bën të paret tanë.
Ndërsa, kryetarja e organizatës “Familjet e Dëshmorëve të Atdheut”, dega Elbasan, Xhulieta Gracani, tha se janë të lumtur që gjenden sot këtu por në të njëjtën kohë edhe të mallëngjyer nga ndarja e gjatë në mes të dy trojeve tona.
“Jemi të lumtur pa masë që gjendem sot mes jush por pa e fshehur jemi edhe të emocionuar pa masë nga mallëngjimi i ndarjeve të gjata në mes dy trojeve tona, të një trupi të përbashkët që në themel ka popullin dhe gjakun arbëror, trashëgimin gjenetike nga Iliria dhe prejardhjen e fisme nga pellazgët”- tha Graciani
Ndër tjera ajo shtoj se historia e popullit tonë të vuajtur gjithmonë është shkruar me gjak.
“Në historinë tonë të vuajtur çdo jetë e dhuruar për liri është një fletë libri të madh, që në vend të bojës është shkruar me gjak trimash. Ne në nder të trimave që nuk i munguan kurrë këtij trualli jemi mbledhur sot të përkujtojmë jetët e tyre , sakrificën, guximi dhe vetmohimin”, deklaroi Graciani.
Përndryshe, 75 vite më parë u pushkatuan 104 qytetarë shqiptarë në kryeqytet.