Telegrafi

Ndërmerren aktivitete për të parandaluar zjarret në pyje në Maqedoni

Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), në pajtim me Ligjin për mbrojtje dhe shpëtim dhe Ligjin për pyjet, ka ndërmarrë masa dhe aktivitete për veprim parandalues në lidhje me mbrojtjen nga mundësia e zjarreve pyjore dhe zjarreve tjera në hapësirë, gjatë periudhës së verës.

Si masa të patjetërsueshme për uljen e rreziqeve të tjarreve pyjore dhe zjarreve tjera në hapësirë, DMSH-ja bën thirrje që të mos ndizet zjërr në vende të pasigurta dhe në hapësirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos ndezin hedhurina ose materiale tjera djegëse, të paraqesin te zjarrfikësi ndonjë zjarr që do ta hetojnë në numrin 193, etj./Telegrafi/