Ndërmarrja “Trepça” ka marrë vendim për shkarkimin nga puna të kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim Jonuzi dhe katër anëtareve tjerë.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Ibrahim Jonuzi.
Ai e ka quajtur vendim arbitrar dhe të njëanshëm.
“Po është e vërtetë se jemi larguar nga puna pesë anëtarë, kjo nuk i shërben demokracisë. Ka të bëjë me hakmarrje, ne kemi qenë vetëm ndërmjetësues mes minatorëve dhe ata vetë kanë nisur grevën. Është vendim arbitrar, i njënashëm dhe duhet të ketë reagim”, tha ai.
Ndryshe, sot janë bërë 7 shtatë që minatorët e Trepçës kanë nisur grevën, ku kanë kërkuar kushte më të mira të punës. /Telegrafi/