Ndërmarja Publike për Rrugët e Maqedonisë do të angazhojë këshilltar të ri për marrëdhënie me publikun, ku është paraparë që të merr rrogë mbi 500 euro, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Këshilltari i ri për marrdhënie me publikun do të punësohet prej më 31.12.2018.
Kandidatët duhet të kenë përvojë pune prej tre vjetësh, të paktën të ketë 240 kredi të ECTS ose të përfunduar VI / 1 në fushën e drejtësisë, shkenca politike apo literaturë.
Po ashtu duhet të dijë një nga tre gjuhët e përdorura në Bashkimin Evropian (anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht) dhe të ketë njohuri nga programet kompjuterike dhe punë në zyrë.
Rroga do të jetë 33.540 denarë./Telegrafi/