Gjatë ditës së sotme, me 60 punëtorë në terren, ndërmarrje publike “Higjiena komunale” – Shkup vazhdoi me aktivitetet e pastrimit të borës nëpër rrugët dhe bulevardet e qytetit të Shkupit.
“Është pastruar pjesa rreth spitalit të qytetit, spitalit shtetëror dhe poliklinikave, Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pjesa qendrore, sheshi dhe rruga ‘Maqedonia’ si dhe Çarshia e vjetër”, informojnë nga ndërmarrja publike “Higjiena komunale”.
Nga kjo ndëmarrje thonë se po pastrohen rrugët dhe trotuaret e urave Goce Dellçev, Liria, Nëna Terezë dhe ura e gurrit për të mundur në mënyrë të lirshme të kalojnë këmbësorët./Telegrafi/