Telegrafi

Ndërmarrja publike “Higjiena komunale” – Shkup: Pastrohet bora në të gjitha komunat e Shkupit

Gjatë ditës së sotme, 50 punëtorë të ndërmarrjes Publike “Higjiena komunale” – Shkup pastrojnë borën në bulevardet dhe rrugët e Komunave të Shkupit, informojnë nga kjo ndërmarrje publike.

Siç njoftojnë nga ndërmarrja publike, tërësisht është pastruar pjesa qendrore e Shkupit si dhe pjesa rreth Kishës Ortodokse dhe janë pastruar trotuaret dhe urat në Çarshi të vjetër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Bora mbuloi rrugët e Shkupit, a do të pastrohen rrugët në kohë? (Foto)

Ata thonë se ekipet e ndërmarrjes publike “Higjiena komunale” – Shkup do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës të punojnë, varësisht nga kushtet e motit dhe gjendjes në terren./Telegrafi/