Telegrafi

Ndërmarrja Publike Banesore bëhet me Bord të Drejtorëve

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB), ka përfunduar përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve.

Këtë e ka bërë të ditur Dren Kukaj, i cili është pjesë e komisionit të aksionarëve përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

NPB ka Bord të Drejtorëve

Sapo përfunduam përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve pranë NPB-së. Këtë proces e kryem së bashku me Genc Sherifin dhe Vesel Makollin, si dhe bashkë me përfaqësues të Ambasadës Britaneze dhe BIRN (kujto: kjo ndodhë për herë të parë jo vetëm ne Komunën e Prishtinës, por në ndonjë ndërmarrje publike lokale).

Ishte një javë e lodhshme për ne, por shumë e rëndësishme për këtë ndërmarrje. Jam jashtëzakonisht i lumtur që top katërshja jonë ishte IDENTIKE me top katërshen e britanezëve. E po ashtu jam jashtëzakonisht i lumtur që kemi përbërje të barabartë gjinore (dy gra e dy burra).

Urime dashamirëve!. /Telegrafi/