Site icon Telegrafi

Ndërmarrja e deputetit të LSDM-së, Llokvenec fiton grand prej 10 milion denarë (Dokument)

Dhjetë milionë denarë nga Fondi për risi ka marr shtypshkronja “Ginis” nga Prilepi ku bashkë pronar është deputetit nga LSDM, Hari Llokvenec së bashku me Gordana Aceska. Në regjistrin qendror shkruan se bëhet fjalë për një kompani me përgjegjësi të kufizuara për prodhim, qarkullim dhe shërbime, me kapital themelues nga 5 milionë e 43 mijë denarë, citon portali “Makfax”.

Parat janë shpërndarë në njoftimin e parë publik për financimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme nga plani për rritje të ekonomisë. Tetëdhjetë kompani vendore mikro, të vogla dhe të mesme kanë fituar grande nëpërmjet masave nga shtylla e tret të planit qeveritar për rritjen e ekonomisë.

Në konkursin publik të paraqitur nga Fondi për risi dhe zhvillim teknologjikë janë paraqitu 236 kompani.

Për grandet nga i njëjti Fond për risi, reagim në opinion kishte edhe për grande nga 10 milionë denarë të cilën e kishte fituar gazeta “Slloboden Peçat”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version