Site icon Telegrafi

Ndërmarrësi i suksesshëm Arsim Shillova nga Mbretëritë e Bashkuara sjellë në Kosovë këshilla të vlefshme të biznesit

Arsim Shillova, këshilltari që fshihet pas suksesit të shumë CEO-ve të ndërmarrjeve të mëdha, NVM-ve dhe Startapeve në mbarë botën.

Me përvojë prej më shumë se një dekade si ‘Këshilltar në Rezidencë’ tek CEO i Airbus UK (Intelligence), Mckinsey, Bloomberg dhe shumë ndërmarrjeve të mesme dhe startupe, gjatë 15 viteve përvojë në këshillimin e këtyre kompanive, Arsim Shillova ka kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e këtyre bizneseve dhe ndërmarrjeve. Ai përqëndrohet në identifikimin dhe zhvillimin e individëve dhe të potencialit të tyre biznesor. Bashkëpuntorët e Arsimit e përshkruajnë atë me superlativa si trajner, mentor dhe ekspert në zhvillimin e biznesit.

Arsimi në anën tjetër ka përvojë të bujshme edhe me qeveri internacionale si këshilltar i një numri të qeverive të huaja si Qeveria e Emirateve dhe Qeveria e Koresë së Jugut, përvoja të cilat  kanë shërbyer si udhërrëfyes të karrrierës së tij.

Arsim Shillova si konsulent i biznesit analizon praktikat organizative, identifikon dobësitë dhe rekomandon zgjidhje të fuqishme për zhvillim.
Duke i dhënë përparësi rritjes personale Arsimi ka krijuar një koncept Masterclass në gjuhën shqipe të organizatorit të biznesit i cili do u’a ndryshoj jetën në 3 hapa, sepse rëndësia e rritjes personale për zhvillimin e biznesit është primare.

Kjo teknikë e provuar bazohet në përvojën e gjerë dhe të larmishme të Arsim Shillovës.

Kush është i përshtatshëm për këshillat e Arsim Shillovës?

-Pronar i biznesit me përvojë dhe njohuri të tregut dhe një vizion për të zgjeruar kompaninë e tyre,

-Të hapur për t’u angazhuar drejt një rruge të strukturuar të rritjes,

-Në gjendje të vëzhgojë dhe të rishikojë praktikat e biznesit të tyre dhe i gatshëm për të bërë ndryshime për të mirë.

Arsim Shillova – ekspert i zhvillimit të biznesit prej tani bashkë me ju do e zbuloj suksesin dhe potencialin tuaj dhe të biznesit tuaj.Puna me Arsim Shillova ju garanton rritje!

Njoftohuni me detajet tjera për Arsim Shillovën, punën dhe eksperiencën e tij në rrjetet sociale apo në website.

Artikull i sponsoruar

Exit mobile version