Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka filluar me ristrukturimin e brendshëm të udhëheqësisë së kryeqytetit.
E në kuadër të këtyre reformave Rama ka nisur edhe me prezantimin e projekteve të mëdha siç i quan ai.
Në një postim në Facebook, Rama ka prezantuar projektin që ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.
“Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit.
I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/