Site icon Telegrafi

Ndërkombëtarizohet tenisi kosovar

Në fakt, kjo e fundit do t’i lejojë tenistët kosovarë që të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, në të gjitha nivelet.

“Ju informojmë se duke filluar nga kjo datë lojtarët nga Kosova mund të regjistrohen për IPIN numër dhe të marrin pjesë në të gjitha turnetë ndërkombëtare të organizuara nga Federata ndërkombëtare e tenisit dhe Federata regjionale me flamurin e ri të ITF-së. Aplikimi duhet të bëhet me flamurin e ITF-së dhe në formë të shkruar”, thuhet në vendimin dhe informatën e dërguar për FTK-në nga ITF-ja.

Tenisi ishte njëri nga sportet e izoluara në Kosovë, por tash e tutje, garuesit e ‘sportit të bardhë’ të vendit mund t’i masin forcat me kolegët e tyre nga jashtë./Express/

Exit mobile version