Me rastin e pranimit të Federatës së Kosovës në FIS, asaj i lejohet pjesëmarrja në të gjitha Kampionatet Evropiane dhe Botërore si dhe në garat tjera kualifikuese.
Në Kongresin e radhës të FIS-it në qershor të vitit 2012 në Korenë e Jugut do të vërtetohet dhe formalizohet anëtarësia e përhershme e FSK-së. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Federatës Skitare të Kosovës Hajrush Demaj.
Ndërkohë drejtuesit e kësaj Federate sot do të priten edhe nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Memli Krasniqi. /Telegrafi/