Site icon Telegrafi

Ndërkombëtarët e Kushtetueses, sërish në paketë me EULEX-in (Video)

Mandati i tre gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese është vazhduar deri në qershorin e vitit 2018.

Qeveria i ka propozuar Kuvendit që bashkë me vazhdim të mandatit të EULEX-it t’u vazhdohet mandati edhe gjyqtarëve të Kushtetueses. Kjo ka qenë kërkesë e Bashkimit Evropian. Edhe detyrat e gjyqtarëve do të jenë të njëjta.

Vazhdimi i mandatit të tyre ka qenë subjekt i diskutimeve në mes të autoriteteve të Kosovës dhe BE-së, në kuadër të mandatit të EULEX-it në Kosovë, kanë thënë për Tribuna Channel nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në këtë zyrë thuhet se diskutimet për këtë çështje janë duke vazhduar, duke u shprehur të bindur se projektligjet që lidhen me mandatin e EULEX-it, ku bëjnë pjesë edhe gjyqtarët e Kushtetueses, të merren para datës 14 qershor, kur EULEX-it i përfundon mandati.

Besnik Berisha, këshilltar i jashtëm për çështje të drejtësisë i kryeministrit Isa Mustafa, në një përgjigje për Tribuna Channel ka thënë se qeveria ka proceduar projektligjet që lidhen me mandatin e EULEX-it bazuar në përmbajtjen e letrës që presidenti, Hashim Thaçi, i ka dërguar përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Exit mobile version