Telegrafi

Ndërkohë, me pasion në Gërmi: “Të mbledhim para” – për një dhomë hoteli për këtë çift! (Foto)

Në këtë ditë me diell, shumë njerëz e kanë zgjedhur Parkun e Gërmisë për pushim dhe zbavitje.

Në mesin e pushuesve është një çift i të rinjve, të cilët e kanë vënë një batanije në barë dhe janë shtrirë në të.

Mirëpo, puthjet dhe ledhatimet që i kanë dhënë ata njëri-tjetrit, nuk janë pëlqyer nga njerëzit që ishin shumë afër tyre, transmeton Telegrafi.

Siç shihet në fotografi, mashkulli është afruar ashtu, duke dhënë një pamje të papërshtatshme për kalimtarët.

“Të mbledhim paratë dhe t’ju paguajmë një dhomë këtyre dyve”, është një koment lidhur me çiftin e paidentifikuar. /Telegrafi/