Mjekët, familjarët dhe miqtë u rreshtuan në korridoret e një spitali në Idaho të Shteteve të Bashkuara, për ta nderuar burrin në prag të vdekjes, që po jepte një “dhuratë të mahnitshme për jetën”.
Pacientit 53-vjeçar, që kishte pranuar t’i dhuronte organet dhe po bartej me shtrat, të gjithë u bashkuan për t’i dhënë në qetësi “ecjen e respektit”, transmeton Telegrafi.
Stafi i spitalit u kërkuan të gjithëve të rinë të qetë dhe të përmbahen, ndërsa i sëmuri po dërgohej në sallën tjetër për t’ia marrë organet, pasi t’i jenë ndërprerë aparatet që e mbanin gjallë.
Nuk është bërë e ditur, se cilat organe do t’i merren apo nga cila sëmundje po vdiste, si pasojë e së cilës duhej të ishte në mbështetje të përhershme.
Vetëm se videoja mbresëlënëse, është shpërndarë për ta nderuar këtë njeri, që nuk pranoi trajtim të mëtejmë, meqenëse me organet e tij mund të shpëtojë jetën e dikujt tjetër. /Telegrafi/
https://youtu.be/i533U7VMaQw