Telegrafi

Ndërpriten përkohësisht nderimet për Mbretëreshën Elizabeth II – qytetarët po presin deri në 14 orë dhe radha ka arritur gati 8 kilometra

Radha e qytetarëve për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës Elizabeth II deri në 7.8 kilometra ndërsa po pritet deri në 14 orë për të hyrë në Westminster.

Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport ka pohuar se ka ndërprerë përkohësisht hyrjen në South Park, pasi ky i fundit ka arritur kapacitetet maksimale.

“Qeveria ka njoftuar se hyrja në radhë është ndërprerë për të paktën gjashtë orë pasi ka arritur kapacitetin”, shkruan në njoftim.

Mbi 40 forca të policisë po kontribuojnë në operacionin e sigurisë për funeralin e Mbretëreshës.

Theksojmë se Elizabeth II ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Pallatin Balmoral të Skocisë.

Lexo po ashtu Diplomatëve kinezë iu ndalua të bënin nderime për Mbretëreshën Elizabeth II

Shumë liderë botëror dhe personalitete të ndryshme pritet të marrin pjesë në funeralin e Elizabeth II, i cili pritet të mbahet të hënën.

Mbretëresha pritet të prehet në paqe pranë bashkëshortit, Princit Philip, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare. /Telegrafi/