Më Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan me nderimet më të larta ushtarake dhe qytetare iu dha lamtumira e fundit, veteranit të luftës dhe eprorit të UÇK- së, Agron Haradinaj.
Agron Haradinaj ndërroi jetë me 2 mars në një klinikë gjermane pas një sëmundjeje të rëndë.
Me 16 vjet Agroni u bë i burgosuri politik më moshën më të re në Evropë.
Ai ishte gjithmonë në shërbim të lirisë dhe shtetësisë së vendit.
Kontributi i Agronit në luftë ka qenë i jashtëzakonshëm, veçanërisht në planin e koordinimit të veprimeve lafarake midis UÇK-së dhe NATO-s.
Agroni ishte djali i mësuesit e atdhetarit të kombit Smajl Haradinaj e vëllai i Nasim Haradinajt që nuk u lejua nga Gjykata e Hagës të merr pjesë në ceremoninë e varrimit./Telegrafi/