Site icon Telegrafi

Nderim Saraçi do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të shahut

Shahisti Nderim Saraçi do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të shahut që do të mbahet në Poloni në fund të këtij viti.

Për herë të parë në historinë e shahut kosovar, një shahist do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Botëror të shahut.

Bëhet fjalë për shahistin e ri, por të njohur, Nderim Saraçi.

Saraçi do ta përfaqësoj Kosovën në kategorinë ‘blic dhe rapid’, që mbahet prej 26 dhjetor deri më 30 dhjetor 2021.

Ky Kampionat Botëror do të mbahet në qytetin e Varshavës në Poloni. /Telegrafi/

Exit mobile version