Site icon Telegrafi

Nderim i madh për Tottin: Fanella që e kishte veshur për herë të fundit i dërgohet në gjithësi (Video)

Fanella e Francesco Tottit është dërguar në hapësirë.

Në një deklaratë të shtetit italian, për të mbajtur gjallë kujtimin e Tottit, është menduar edhe një befasi e madhe.

Fanella, të cilën e kishte veshur legjenda romake kundër Genoas më 28 maj, është dërguar me raketë në gjithësi.

Raketa e misionit hapësinor italian “VEGA”, ku ishte edhe astronautja, Guiana Franceze ka hedhur në hapësirë fanellën me numrin dhjetë të Tottit.

Pasi shërbeu për 25 vjet si lojtar te Roma, Totti po vazhdon karrierën si zyrtar i klubit. Italiani është paraqitur në 619 ndeshje për Romën ndërsa ka shënuar 250 gola.

Ai ka fituar njëherë titullin e kampionit në Serie A, dy kupa të Italisë ndërsa me kombëtaren italiane është shpallur njëherë kampion i botës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2la90r0yDRI

Exit mobile version