Telegrafi

Nderim i veçantë në Oscar për James Bond

Ceremonia e këtij viti njëkohësisht pritet të shënojë me një nderim të veçantë 50 vite të ekzistimit të filmave me personazh kryesor James Bond dhe kjo pritet të reflektohet edhe te filmi i fundit “Skyfall”, që pritet të ketë më shumë gjasa për të fituar ndonjë çmim.

“Filmat James Bond janë bërë filmat serik që kanë zgjatur më shumë në histori dhe janë të adhuruar në gjithë botën sikur fenomen i vërtetë”, kanë theksuar producentët Craig Zadan dhe Neil Meron.