Site icon Telegrafi

“Nderi i Kombit” shkon për sopranon Ermonela Jahon (Foto)

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, ka ndarë medaljen “Nderi i Kombit”, për sopranon Ermonela Jaho.

Meqenëse sopranoja nuk ishte e pranishme fizikisht për ta pranuar medaljen, ajo ka bërë një postim në Facebook ku ndër të tjerash ka kërkuar ndjesë për pamundësinë për të qenë prezent në ceremoni si dhe ka falënderuar presidentin, Nishani.

“Te gjithe ne shqipetaret perfaqesojme kombin tone ngado qe punojme dhe jetojme. “Te duash vendin tend nuk do te thote te bertasesh ne disa momente emocionale por ti dedikoesh me qetesi dhe qendrueshmeri pergjat gjithe jetes tende”… Ja dedikoje kete titull te rendesishem prinderve te mije te mrekullueshem, te cilet me rriten me dashuri ne zemer per vendin tim dhe qe rrenjosen tek une vlerat e verteta per jeten. Ju falenderoj edhe nje here per vleresimin”, ka shkruar ndër të tjerash Jaho.

Kujtojmë se Ermonela Jaho me 30 qershor do të interpretojë shfaqjen “Madama Butterfly”, në Spanjë e cila do të transmetohet live në gjithë Spanjën.

Exit mobile version