Telegrafi

Ndërhyrjet shkurtojnë karrierën e futbollistëve

Mishel Hozh u bëri thirrje referëve që të tregojnë më shumë kartonë të kuq, ndërsa u apeloi trajnerëve që të angazhohen për të zvogëluar dhunën në teren.

Ai tha se disa ndërhyrje e thyejnë “boshtin kurrizor”, dhe shtoi se ato duhet të incizohen në DVD me qëllim që t’u dërgohen federatave kombëtare të futbollit, për t’u eliminuar nga loja.

Sipas tij, ka dy lloje të ndërhyrjeve të rrezikshme: goditja prapa shpine dhe shfrytëzimi i palejueshëm i bërrylit, të cilat do të duhej automatikisht të sanksionohen me karton të kuq. /rel/