Site icon Telegrafi

Ndërhyrje për ta “burgosur”: Të gjithë po habiten që Sadio Mane nuk mori karton të kuq

Sadio Mane pati shumë fat që nuk mori karton të kuq në ndeshjen mes Bregut të Fildishtë dhe Senegalit në 1/8-tën e Kupës së Kombeve të Afrikës, sepse e meritonte pas ndërhyrjes së tij të ashpër.

Sulmuesi i Al-Nassr bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ibrahim Sangare të Bregut të Fildishtë në minutën e nëntë, por gjyqtari i dha vetëm një karton të verdhë.

Dhe vërtet, duket se gjyqtari ka bërë një gabim të madh, sepse rregullat e futbollit parashikojnë qartë përjashtimin kur bëhet fjalë për ndërhyrje të tilla me takën e hapur dhe direkt në këmbën e kundërshtarit.

 

Shembulli më i fundit është kartoni i kuq i Arkadiusz Milik për Juventusin, kur, ashtu si Mane, ai pa dashje por pa kujdes goditi një lojtar të Empolit dhe mori një karton të kuq.

Meqë ra fjala, Senegali kaloi në epërsi 1-0, me golin e shënuar në minutën e katërt nga Diallo pas një asistimi të jashtëzakonshëm të Mane, por u mposhten në penallti dhe u eliminuan nga gara. /Telegrafi/

Exit mobile version