Telegrafi

Ndërhyrje kirurgjike për De Rossin

“De Rossi ka thyer ashtin e djathtë mollëzor dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike sot (të hënën)”, shkruan në faqen zyrtare të Romës.

Pas kësaj ndërhyrjeje kirurgjike, mesfushori italian do të mungojë edhe në dy ndeshjet miqësore të përfaqësueses së tij, kundër Holandës dhe Suedisë. /Telegrafi/