Një objekt i ngjashëm ishte ndërtuar 60 vjet më parë, por ai u rrënua për t’u ndërtuar i riu. Zyrtarët e Muzeut të Kosovës vepruan kështu pa e pyetur fare Ministrinë e Kulturës. Mirëpo, për ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, duket se nuk është shumë problem ndërtimi i ri brenda Muzeut etnologjik.
Shafi Gashi, drejtor i Muzeut të Kosovës, tha se ndërhyrjet e tilla brenda zonave të trashëgimisë kulturore lejohen dhe se ato nuk duhet të duken si të vjetra, por duhet të kenë pamje tjetër, për të treguar që nuk paraqesin vlera historike. /Koha/