Ibrahim Dresevic ishte padyshim njëri nga lojtarët më të mirë të Kosovës në fitoren ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Prishtinë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Golat në këtë përballje për Dardanët u shënuan nga Arbër Zeneli (27’, 71’), Vedat Muriqi (63’) dhe Besar Halimi (79’).
Megjithatë, njëri nga lojtarët më të mirë të ndeshjes padyshim se ishte mbrojtësi i Herenvenit, Ibrahim Dresevic.
Dresevic ishte i pakalueshëm në mbrojtje dhe shumë i saktë në pasimet dhe daljet e tij përpara, duke ndihmuar edhe mesfushën.
Një ndërhyrje vendimtare e Dresevic po cilësohet lartë në rrjetet sociale, ndërsa karakteri i mbrojtësit po vlerësohet edhe më shumë pasi kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore. /Telegrafi/