Site icon Telegrafi

Ndërhyrja ‘kriminale’ që mund t’ia kishte humbur karrierën Mbappes

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ishte shumë me fat mbrëmë (e mërkurë), pasi shpëtoi për mrekulli nga një lëndim i madh i mundshëm.

Paris Saint-Germain fitoi me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Brest duke siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Francës.

Mbappe (34’), Danilo Pereira (37’) dhe Goncalo Ramos (90+) shënuan për vendasit, ndërsa Steve Mounie (65’) shënoi për mysafirët.

Lexo po ashtu PSG kalon në çerekfinale të Kupës së Francës me fitoren komode ndaj Brest

Megjithatë, pas golit të parë të mysafirëve pati një episod të ‘frikshëm’, ku Mbappe shpëtoi mrekullisht.

Luhej minuta e 69-të kur Lilian Brassier bëri një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa direkt në këmbën e yllit francez.

Kjo ndërhyrja u sanksionua me karton të kuq nga gjyqtari, por ishte aq e ashpër sa mund t’ia kishte humbur karrierën Mbappes. /Telegrafi/

Exit mobile version