Mjekët e Spitalit të Traumës në Tiranë kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë tek një pacient 68 vjeçar me kancer të pankreasit. Falë teknologjisë se re, pacienti i është rikthyer jetës.
Spitali i Traumës ka regjistruar një tjetër histori suksesi, duke i dhënë jetë një pacienti të prekur nga kanceri i pankreasit. Një ndërhyrje delikate e kryer në kohë rekord i ka shpëtuar jetën Luanit.
“Rasti është i veçantë për shkak të vendit ku ishte tumor. Tumori i pankreasit përgjithësisht është në trup por ky ishte në bisht dhe në kokë. U bë një ndërhyrje e vështirë, u bë pankreatektomi dstale, i cili shkoi shumë mirë”, tha Dr. Dritan Çela, kirurg.
“Është një tumor goxha i rrallë në popullatë, janë rreth 2% në popullatën europiane, me teknologjinë e re që kemi bëjmë reseksionin e pankreasit Edhe pse një ndërhyrje e vështirë, gjithçka ka shkuar mirë”, nënvizoi Dr.Valmira Abilaliaj, kirurge te spitali I traumës
“Ecuria post operatore ka qenë e mirë, pacienti rikthehet një javë pas interventit”, tha Dr. Dorina Shtjefni, kirurge.
Tashmë që tumori është hequr, pacienti ndihet i përmirësuar, por do të duhet të ndiqet në vijimësi nga shërbimi onkologjik.
“Jam shumë i qetë , lëviz dhe punoj, jam i kënaqur që më ngritën në këmbë”, tha pacienti.
Fal kësaj ndërhyrjeje pacienti ka një shpresë të re, pasi ka dalë nga rreziku për jetën dhe nuk ka komplikacion post operator diabetin. /Telegrafi/