Telegrafi

Ndërhyrja e Onanas ndaj Dawson krijon debat të ashpër – a ishte penallti për Wolves?

Manchester United triumfoi 1-0 në Old Trafford ndaj Wolverhapton Wanderers në startin e tyre për sezonin 2023/24 në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq kishin vështirësi gjatë gjithë ndeshjes përballë Wolves, duke marrë tri pikë falë golit nga Raphael Varane në minutën e 76-të.

Por, momenti që po komentohet për këtë ndeshjes ishte ndërhyrja e Andre Onanas ndaj Craig Dawson.

Lexo po ashtu Fitore e vështirë për Man United në Old Trafford në startin e sezonit të ri

Portieri kamerunas bëri një ndërhyrje të ashpër në lojtarin kundërshtar, duke e lënë të shtrirë brenda zonës së tij.

VAR hyri për të shikuar momentin nëse ishte penallti për Wolves, mirëpo vendimi ishte se Onana nuk kishte bërë ndërhyrje të palejueshme.

Mirëpo, në rrjetet sociale janë shkëputur pamje, duke aluduar se kjo ishte një penallti, ndërsa gjyqtari nuk vendosi ta rishikonte atë moment. /Telegrafi/