Telegrafi

Ndërhyrja e Barkleyt në Lovren ishte për karton të kuq, por Coutinho më vonë ia kthen duke turpëruar me një driblim të bukur (Video)

Liverpooli fitoi ndaj Evertonit me rezultat 3-1.

Derbi vazhdon të komentohet edhe për ndërhyrjen e ashpër të Ross Barkleyt në minutën e 39-të në Dejan Lovren, por ylli anglez shpëtoi duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë.

Gjithsesi në pjesën e dytë Barkley edhe një herë ishte në qendër të vëmendjes, por këtë herë pasi u turpërua me një driblim nga Philippe Coutinho.

Më poshtë mund të shikoni ndërhyrjen e Barkleyt dhe driblimin e Coutinhos. /Telegrafi/