Milani pësoi humbje 1-0 në shtëpi ndaj Napolit në sfidën që u zhvillua në kuadër të javës s 27-të në Serie A.
Rossonerët bënë një tjetër hap fals në luftë për titull, derisa takimi u komentua edhe më pas.
Derisa po zhvillohej takimi, kishte një përplasje mes Theo Hernandez dhe Tiemoue Bakayokos.
https://twitter.com/notgiorgiab/status/1371219613585903621
Anëtari i Chelseat që është në huazim te Napoli, bëri një ndërhyrje ndaj mbrojtësit francez brenda zonës së rreptësisë.
Por, gjyqtari nuk dha sinjale se ishte ndërhyrje e palejuar dhe loja vazhdoi, derisa ende ka kontestime për atë vendim.
Lojtarët e Milanit kanë reaguar edhe pas ndeshjes, se referimi ishte i padrejtë dhe gjyqtari do të duhej të mbështetej te VAR-i, nëse do të kishte dilema. /Telegrafi/
Tweet muto.
— Pietro Balzano Prota (@PBPcalcio) March 14, 2021