Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar në spitalin rajonal në Prizren.
Sipas policisë i njëjti deri sa ka qenë duke punuar si menaxher në një lokal, dy te dyshuar meshkuj deri me tani të panjohur ishin përleshur në mes veti , ndërsa viktima kishte ndërhyrë për t’i ndërmjetësuar me ç’ rast njëri prej te dyshuarve e kishte goditur në hundë.
Te dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime. /Telegrafi/