Site icon Telegrafi

Ndërhyjnë Plisat, hendbollistët e Prishtinës ndërpresin bojkotin

Hendbollistët e KH Prishtina kishte filluan një grevë zyrtare ditë më parë, për shkak të mos kryerjes së obligimeve financiare ndaj tyre, por këtë e kanë përfunduar me insistimin e tifozëve.

Grupi i tifozëve prishtinas, Plisat kanë pasur një takim me hendbollistët dhe i kanë bindur ata të ndërpresin grevën e t’i kthehen përgatitjeve për stinorin e ri.

“Pas mbledhjes së kryesisë së Plisave dhe lojtarëve të klubit të hendbollit Prishtina, këta të fundit u pajtuan të ndërpresin bojkotin dhe të fillojnë me ushtrime”, thuhet në një njoftim në profilin zyrtar të Plisave në rrjetin social në internet, Facebook.

Plisat po ashtu një ditë më herët janë shprehur kundër ardhjes së basketbollistit, Samir Shaptahoviç në radhët e KB Sigal Prishtina dhe sipas tyre këtë qëllim e kanë arritur. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version