Kalaja e Gjirokastrës mbetet destinacioni më i preferuar nga turistë e huaj por edhe pushuesit vendas.
Ajo është vizituar nga 120,723 vizitorë, e ndjekur më pas nga Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë me 90,955 vizitorë gjatë periudhës Janar-Korrik 2024.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë shifrat e vizitorëve në 5 destinacionet më të preferuar kulturore në Shqipëri, duke shënuar një rritje me 42 % krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Sipas shifrave Parku Arkeologjik Shkodër ka pasur 85,806 vizitorë dhe ai i Butrint me 84,742 vizitorë. Si destinacion i 5-të i preferuar kulturorë vjen Parku Arkeologjik Apolloni me 68,469 vizitorë.
Nga rritja e vizitorëve me 42% nga 2023 në këto site kulturore në Shqipëri , 23 % e tyre janë të huaj.
Shqipëria po kthehet në një nga destinacionet e preferuar për turistët e huaj ku tashmë nuk janë vetëm të tërhequr nga plazhet me ujë të kristaltë, por edhe historia e kultura e vendit./RTSH