Telegrafi

Ndarjet më të dhimbshme të verës 2016

Deri në ketë periudhë kjo verë ka qenë e mbushur me ndarje shumë të bujshme, shumica prej të cilave ishin edhe të papritura! Më e fundit ishte ajo e Adriana Lima dhe trajnerit profesionist ne boks, Joe Thomas!

E pavarësisht se edhe ajo e Calvin Harris dhe Taylor Swift po kthehet në një dramë, ne do të kujtojmë dramën e vërtete atë të Iggy Azalea dhe Nick Young! Ndërkohë që ai i propozoi për martesë, e tradhtoi me një vajzë 10 vite më rë te në moshë, edhe përse Iggy e fali, Nick e përsëriti.

Sikur të mos mjaftohej me kaq, ajo pa në kamerat e sigurisë së shtëpisë se ai e kishte tradhtuar me një femër tjetër! Por telenovela e tyre nuk mbaron me kaq, sepse ish e dashura e tij tjetër është 22 javë shtatzënë me një vajzë.

Pas gjashtë vitesh bashkë, ndonjëherë edhe me shkëputje, Demi Lovato dhe Wilmer Valderrama bën publik lajmin e ndarjes me anë të një postimi në Instagram ku shkruhej: ’Pas gjashtë vitesh bashkë, vendosëm që më e mira e të dyve është të mbetemi miq të mirë.’

Pas 12 vitesh të martuar dhe prindërit e një djali 10-vjecar, Nicolas Cage dhe bashkëshortja Alice Kim u ndanë përfundimisht. Shkak thuhet të jetë bërë tradhtia nga ana e saj me një mashkull tjetër.

Gjithashtu muajin qershor vajza e Elvis Presley, Lisa Marie firmosi dokumentet për shkurorëzim nga bashkëshorti, Michael Lockwood. Në letra është shënuar arsyeja, mosmarrëveshje të pazgjidhshme, Lisa Marie kërkon edhe kujdestarinë e plotë të dy vajzave binjake të çiftit.

E në përfundim aktorja Lea Michelle dhe Robert Buckley, të cilën vendosën bashkërisht t`i jepnin fund pas vetëm pak muajsh! Ata kanë mbetur ende miq!