Telegrafi

Ndarja nga bashkëshorti, do t’i kushtojë Adeles me gjysmën e pasurisë së saj milionëshe

Adele (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e famshme, Adele, bëri të ditur të dielën se vendosi t’i japë fund martesës me Simon Konecki.

Thuhet se dyshja kanë ndërmarrë këtë vendim që nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, ndërsa pas divorcit bashkëshorti mund t’i marrë gjysmën e pasurisë së këngëtares, e cila në total është 145 milionë, sipas The Mirror.

Adele i dha fund martesës me Simon Konecki (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Aludimet e para lidhur me ndarjen e çiftit nisën që nga mbrëmja e “Brit Awards”, event ky në të cilin Simon u pa i vetëm në tapetin e kuq, dhe jo i shoqëruar nga Adele.

Lexo po ashtu Adele ndahet nga bashkëshorti, Simon Konecki pas tetë vitesh njohje së bashku

Ata nuk kanë nënshkruar kontratë paramartesore, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja se pse dyshja do të duhet ta ndajnë pasurinë milionëshe, shumica e së cilës është krijuar nga fitimet e këngëtares.

Adele (Foto: Frederick M. Brown/Getty Images/Guliver)

Adele dhe Simon janë prindër të një djali gjashtëvjeçar, të quajtur Angelo, ndaj të cilit do të përkushtohen maksimalisht tash e tutje për rritjen e tij. /Telegrafi/