Këngëtarja e famshme, Adele, bëri të ditur të dielën se vendosi t’i japë fund martesës me Simon Konecki.
Thuhet se dyshja kanë ndërmarrë këtë vendim që nga Krishtlindjet e vitit të kaluar, ndërsa pas divorcit bashkëshorti mund t’i marrë gjysmën e pasurisë së këngëtares, e cila në total është 145 milionë, sipas The Mirror.
Aludimet e para lidhur me ndarjen e çiftit nisën që nga mbrëmja e “Brit Awards”, event ky në të cilin Simon u pa i vetëm në tapetin e kuq, dhe jo i shoqëruar nga Adele.
Ata nuk kanë nënshkruar kontratë paramartesore, dhe kjo mendohet të jetë arsyeja se pse dyshja do të duhet ta ndajnë pasurinë milionëshe, shumica e së cilës është krijuar nga fitimet e këngëtares.
Adele dhe Simon janë prindër të një djali gjashtëvjeçar, të quajtur Angelo, ndaj të cilit do të përkushtohen maksimalisht tash e tutje për rritjen e tij. /Telegrafi/