Një burim ka thënë se Megan Fox gjeti “mesazhe me tekst” në telefonin e të fejuarit të saj Machine Gun Kelly që e bëri atë të “besonte se ai kishte pasur një lidhje”.
Problemet nisën fundjavën e kaluar kur ylli i “Jennifer’s Body”, 36 vjeç, fshiu shumë nga fotot e saj me këngëtarin 32-vjeçar.
“Mund ta shijoni pandershmërinë/është mbi frymën tuaj”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
Më pas ajo fshiu tërësisht Instagramin e saj dhe hoqi unazën e fejesës.
“Ata janë ndarë, por Megan po sheh se ku janë. Ajo dëshiron të shohë se çfarë mund të shpëtojnë”, tha një burim.
I njëjti burim shtoi se Machine Gun Kelly “me të vërtetë dëshiron që ata të pajtohen”.
Ndërkohë, një burim i tha People: “Ata kanë pasur probleme në të kaluarën, por gjërat duken mjaft serioze këtë herë”.
Në frymën e rregullimit të marrëdhënies së tyre, dyshja u fotografuan së bashku në një makinë në ditën e Shën Valentinit, duke dalë nga një zyre e këshilltarëve të martesës dhe çifteve.
Prej javësh ndërkohë u spekuluan se ai mund të ketë të bëjë me kitaristen e tij, Sophie Lloyd.
Fox dhe Kelly filluan të takoheshin në vitin 2020 dhe u fejuan vitin e kaluar. /Telegrafi/