Duke iu drejtuar votuesve në Arizona, Kamala Harris u tha turmave se do të garantonte mundësinë e abortit në mbarë vendin nëse zgjidhej presidente.
Procedura është ndaluar dhe kufizuar shumë në një numër shtetesh amerikane dhe në tubimet e saj ajo ia ka hedhur fajin Donald Trump, duke thënë se ishin veprimet e tij që çuan në përmbysjen e të drejtës kushtetuese të grave për abort.
Bëhet e ditur se Harris shpresonte veçanërisht t’ua dërgonte mesazhin e saj votuesve latinë në Arizona, ku ata përbëjnë rreth një të katërtën e elektoratit, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, Donald Trump bëri fushatë në një shtet që e humbi ngushtë në vitin 2020.
Ai u shfaq në skenë me ish-prezantuesin e diskutueshëm të Fox News, Tucker Carlson, ku dyfishoi pretendimet e pabaza për mashtrime zgjedhore në vitin 2020 dhe theksoi nevojën për një mur përgjatë kufirit jugor me Meksikën.
Ndryshe, sondazhet tregojnë se ka një ndarje gjinore gjithnjë e më të përcaktuar në zgjedhje, me Kamala Harris që ka një epërsi me gratë votuese dhe Donald Trump përpara me burrat. /Telegrafi/