Telegrafi

Ndarja e kulaçit të ambasadave të ish-Jugosllavisë, disa objekte nuk ekzistojnë, e për disa nuk ka dokumente

Edicioni virtual i gazetës serbe “Veçernje Novosti” shkruan se dhjetëra objekte në kryeqytetet botërore që janë lëndë e ndarjes ndërmjet shteteve që dolën nga Ish-Jugosllavia, ose nuk ekzistojnë, ose janë të uzurpuara, apo edhe nuk ka dokumentacion pronësie.

Sipas gazetës, objekti në Wellington nuk ekziston, thotë përfaqësuesi serb në Komisionin për trashëgiminë e ish-Jugosllavisë.

Veljo Odalloviq pohon se objekte të tilla që nuk ekzistojnë, por që janë në letër, ka edhe në Kongo, Sudan dhe Republikën Qendrore Afrikane, por ka mangësi në dokumente për objekte tjera që ekzistojnë.

Ai thotë se edhe 51 objekte të ish-Jugosllavisë mbeten të pa ndara./Telegrafi/