Ledina Çelo ka kaluar disa ditë pushimesh në Dubai me familjen e saj, një rikthim brenda disa muajsh në qytetin ku mesa duket të gjithë janë ndjerë mirë.
Një nga ngjarjet e veçanta që ajo ka dashur të ndajë bashkë me plazhet dhe resortet mahnitëse, është edhe një darkë miqësore që ka kaluar me sopranon e njohur shqiptare me famë botërore, Inva Mula, raporton revistaclass.
Inva mesa duket, gjithashtu ka qenë në Dubai për disa ditë pushime para koncertit që e pret në Nju Jork, në 26 mars e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani dhe shumë elegante si zakonisht.
Nëse këto kohë kemi dëgjuar më shumë sesa një herë për ndarjen e tyre, ja ku është prova që Mula dhe Ramadani janë bashkë.
Në darkë, çiftet kanë marrë edhe fëmijët e tyre, tre biondë të këndshëm.