Ndonëse nuk u cilësua si ngjarja me prurje të reja në botën e modës, American Music Awards, sërish detyroi yjet botërore që t’i përkushtohen dukjes së tyre në tapetin e kuq.
Mbrëmjen e së dielës, u mbajt në Los Angeles ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”.
Në këtë ngjarje ato që janë dalluar me pamjen e tyre kanë qenë këngëtarja Selena Gomez, modelja Hailee Steinfeld, supermodelja Gigi Hadid, modelja Teyana Taylor, këngëtaret Lady Gaga, Ciara, Ariana Grande, Bebe Rexha e shumë të tjerë.
Lista e të ftuarve në natën e çmimeve amerikane ishte e gjatë, ne po ju shfaqim disa nga veshjet më të spikatura të yjeve.
Ja disa prej veshjeve më të bukura të mbrëmjes: