Telegrafi

Ndarëset e xhamit tani do të na distancojnë edhe brenda në aeroplan: Këto janë propozimet e kompanive ajrore

Virusi COVID-19 ka ndryshuar jetët tona dhe do të vazhdojë ta bëjë. Tashmë që në shumë shtete të botës po reduktohen masat e izolimit, shumë kompani kanë filluar të propozojnë mënyra të reja jetese

Njëra nga këto ka të bëjë me riorganizimin e avionëve dhe mënyrës se si udhëtojmë. Fluturimet, udhëtimet, pushimet janë një nga pikëpyetjet e mëdha, sidomos tashmë që sezoni veror po troket.

Është kompania italiane “Aviointeriors”, që ka propozuar dy mundësi për ndryshimin e pjesës së brendshme të avionëve. Këto kanë si qëllim, minimizimin e rrezikut të infektimit gjatë fluturimeve.

Mundësia e parë që përfshin mure ndarëse transparente, është më lehtë e realizueshme dhe më pak e kushtueshme, por gjithashtu më pak e sigurt.

Ajo quhet “Glasssafe” dhe nuk kërkon një riorganizim të brendshëm të brendësisë së aeroplanëve: muret ndarëse vendosen midis ulëseve të të njëjtit rresht dhe mbrojnë nga kontaktet, pasagjerët e ulur pranë.

Nëse emergjenca kalon, atëherë këto muret mund të hiqen përsëri.

Opsioni i dytë, është më i vështirë për t’u realizuar, më i shtrenjtë, por edhe më i sigurt. Projekti quhet “Janus” dhe ndryshon plotësisht vendodhjen e ulëseve, duke ndryshuar vendin e tyre.

Në këtë mënyrë pasagjerët janë të izoluar dhe kanë rehatinë maksimal në lëvizje, gjë që nuk e garanton opsioni i parë.

Në opsionin e dytë, pasagjerët të ulur në korridoret anësorë do të jenë në drejtim të pilotit ndërsa pasagjeri i mesit do të ketë drejtimin e kundërt.

Opsioni i dytë vendos në parehati pasagjerin e mesit i cili do të kishte shikimet e pasagjerëve anash, në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Sido që të jetë zgjidhja në bazë të kritikave që do të bëhen, një gjë është e sigurt, jeta jonë ka ndryshuar dhe shumë shpejt mund të udhëtojmë në një aeroplan të tillë. Daily Mail