Charles Dion McDowell nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e ka kokën normale, por qafën shumë më të gjerë.
Kjo ka bërë që fotografia e 31-vjeçarit të ndaluar për shitje të drogës, të bëhet virale duke mbledhur edhe shumë komente dhe reagime nga shikuesit, transmeton Telegrafi.
“Duket se tatuazhin në qafë, e ka paguar për metra katrorë” si dhe “si i shkuan përreth kësaj qafë të gjerë”, ishin dy prej komenteve të shumta.
Të ndaluarin, që ka dosje të shkeljeve të ulëta, e liruan të mbrohet në liri, në këmbim të 5,600 dollarëve, nëse e shkelë lirinë me kusht.
Ende nuk dihet nëse madhësia e qafës së McDowell ka të bëjë me ndonjë gjendje të rrallë fizike, apo ushtrimeve të shumta. /Telegrafi/